• Korça

Paketa e sigurisë në shkolla, Balla: Do përfshijmë edhe krimet online

Paketa e sigurisë në shkolla do të konsolidohet më tej duke përfshirë në të edhe problematikat e dala nga fenomeni i krimit online i cili është duke u shfaqur në forma të ndryshme. Një gjë e tillë është deklaruar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla nga Berati, gjatë vizitës në një shkollë të mesme.

Në bashkëbisedimin që pati me stafin drejtues të shkollës dhe një përfaqësi të nxënësve, ishin të pranishëm edhe drejtues të pushtetit vendor dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *