• Korça

Kremtohet Shën Athanasi i Madh/ Mitropoliti i Korçës: Le të ndjekim shembullin e shenjtorëve

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot Shën Athanasin e Madh, një nga etërit më të famshëm të kishës dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Krishtërimit. Kjo është një nga festat e rëndësishme të besimit ortodoks, mesha e së cilës u ndoq nga besimtarë të shumtë në kishën me të njëjtin emër në qytetin e Korçës. Ka qenë Mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Joani, i cili ka drejtuar meshën e shenjtë ndërsa të gjithë besimtarëve të pranishëm iu kërkoi që të ndjekin shembullin e Shën Athanasit edhe në vepra duke pasur një zemër të pastër, dashuri për njerëzit dhe një mendje të ndritur.

Qytetarët janë lutur për më shumë paqe e dashuri mes njerëzve, ndërsa kanë ndezur qirinj në këtë festë të madhe të besimit ortodoks.

Shën Athanasi është kremtuar edhe në kisha të tjera në të gjithë qarkun e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *