19 ikona janë restauruar dhe rikthyer në jetë përgjatë vitit 2023 nga Laboratori i Restaurimit dhe specialistët e tij, në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në qytetin e Korçës. Ikonat e restauruara kanë patur problematika dhe degradime të shumta të shkaktuara nga koha dhe kushtet. Specialistët restauratorë përmes punës së tyre nxorrën në dritë ikona të shek. XVII-XIX, realizuar nga emra të mirënjohur të ikonografisë shqiptare.
Procesi i restaurimit është shumë i rëndësishëm për të ruajtur vlerat që këto vepra mbartin.
Gjithashtu përgjatë vitit 2023 mbi 300 ikona në ekspozim dhe pjesë e fondeve të këtij muzeu u rivlerësuan mbi gjendjen e tyre të deritashme dhe 13 prej tyre iu nënshtruan konsolidimit dhe trajtimit të mëtejshëm.