• Korça

Bllokohet rruga e Dardhës, fluks i lartë turistësh në fshatin turistik

Rruga që të çon në fshatit turistik të Dardhës ka qënë e bllokuar gjatë paradites, pasi një pjesë e turistëve i kanë fikur automjetet e tyre dhe kanë shkuar në këmbë drejt fshatit turistik. Është dashur ndërhyrja e policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për të normalizuar situatën.

Dardha ngelet ndër destinacionet më të frekuentuara sidomos gjatë stinës së dimrit, ku reshjet e borës i japin një hijeshi fshatit turistik juglindor i cili ofron edhe mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore përmes pistës së skive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *