Interesi i popullatës për kryerjen e vaksinës kundër gripit stinor ka ardhur në rritje. Krahasuar me një vit më parë, referuar sistemit alert, ka një ulje të rasteve me infeksione respiratore të sipërme e të poshtme, kjo edhe falë vaksinimit të kryer. Mjekja epidemiologe Merita Kroi thotë se interesi ka qenë tepër i lartë dhe tashmë kanë ngelur pa aplikuar vetëm 1 mijë doza.
Aplikimi i vaksinës sipas mjekes është mënyra më e mirë për të parandaluar format e rënda të gripit. Ndërsa sa i takon rasteve me Covid, pas kryerjes së testeve, nuk rezultojnë persona pozitivë me këtë virus, megjithatë kujdes duhet treguar dhe pse jo të kryhet edhe vaksina kundër Covid-19.