Vijojnë të jenë të hapura regjistrimet për programin e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike. Ky është një program i ri që ofrohet tashmë edhe në universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë, i cili u jep të drejtë studentëve të ushtrojnë profesionin e mësuesit sipas fushave të tyre përkatëse në sistemin arsimor.
Regjistrimet do të vazhdojnë deri në fund të muajit janar. Në këtë fazë aplikimesh ka patur mjaft të interesuar për të ndjekur studimet në këtë program.
Programi i studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike organizohet me 35 kredite dhe me kohëzgajtje normale një semestër. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet certifikatë për formimin psiko-pedagogjik.