• Korça

Profili i një elektricisti, “Heronjtë” e dimrit në Korçë

Dimri në Korçë është i gjatë dhe i ftohtë dhe në këto kushte, elektricistët janë ata “heronjtë” të cilëve u duhet të punojnë në kushte të vështira. Ferdinant Sarxha është një ndër elektricistët më të vjetër i cili e ka zgjedhur këtë profesion me dëshirë dhe e vijon me pasion edhe sot. Ai na rrëfen se puna e tyre vështirësohet disi në stinën e dimrit për vetë kushtet atmosferike të zonës.

Sarxha thotë më tej se pavarësisht vështirësisë që ka ky profesion për vetë kontaktin e drejtpërdrejtë që kanë me rrymën elektrike, ai nuk ka menduar kurrë që të heqë dorë prej tij.

Këta punonjës që mbulojnë linjën prej 110 kv Korçë-Përmet, pavarësisht se ky dimër nuk u ka sjellë problematika, janë çdo ditë në terren për të mirëmbajtur rrjetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *