• Korça

Ministrja Manastirliu shpall thirrjen, 55 pozicione të lira për drejtues shkolle

55 pozicione të lira për drejtues shkolle janë shpallur për Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Korçë, ndërsa në total në të gjithë vendin janë 200 pozicione të tilla të lira. Thirrja për konkurim është bërë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe si dhe mësues. Sipas Ministres, formimi profesional dhe mbështetja e drejtuesve të shkollave është një investim në qelizën bazë të arsimit dhe ka një rëndësi thelbësore për të gjithë ecurinë e proceseve mësimore dhe mënyrën se si shkolla udhëhiqet dhe menaxhohet.

Ministrja tha gjithashtu se ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformuese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor tek ai parauniversitar dhe arsimi i lartë.

Menjëherë pas përfundimit të fazës së parë, do të vijohet me plotësimin e pozicioneve të reja, të cilat do të shpallen në funksion të plotësimit të gjithë shkollave me drejtues të përhershëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *