Punonjës të Illyrian Guard ditën e sotme kanë dhuruar gjak në Bankën e Gjakut pranë Spitalit Rajonal të Korçës. Vangjush Trasha, përgjegjës i shërbimit për qarkun Korçë është shprehur se dhurimi i gjakut është një nismë e ndërmarrë disa herë nga ana e këtij institucioni. Edhe në ditët në vijim sipas tij punonjësit do të jenë të gatshëm për të dhuruar gjak për njerëzit në nevojë.
Mjekja Viola Furxhi shprehet se jo të gjitha institucionet i japë përgjigjur pozitivisht thirrjes për dhurime vullnetare, ndërsa qytetarët sipas saj janë më të ndërgjegjësuar.
Gjatë vitit 2023 pranë bankës së gjakut në Korçë janë kryer më shumë se 1400 dhurime, prej të cilave vetëm 350 kanë qënë dhurime vullnetare të gjakut.