• Korça

Voskopoja, destinacion i fundvitit/ Fshati turistik i Korçës ka pritur turistë nga të gjitha qytetet e vendit

Edhe këtë vit Voskopoja ka qënë fshati më i kërkuar turistik për festat e fundvitit, për bukuritë natyrore që ofron, kulinarinë dhe mikpritjen. Edhe në ditët e para të këtij viti Voskopoja ka patur shumë turistë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Një pjesë e mirë e tyre kanë kaluar natën e vitit të ri në krahinën e njohur tw juglindjes, ndërkohë që kanë vendour të qëndrojnë edhe në ditët e para të vitit. Ashtu siç ka patur të tjerë që kanë festuar në Korçë natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para tw janarit kanë vendosur të qëndrojnë në fshatin turistik.

Anton Falo është një nga operatorët turistik të Voskopojës. Sipas tij këtë fundvit Voskopoja ka pritur turistë nga të gjitha qytetet e vendit.

Voskopoja edhe këtë vit ka qënë e kërkuar nga turistët që nga data 23 dhjetor e deri në ditët e para të këtij viti, madje rezervimet për festat e fundvitit janë kryer që në muajt e parë të vitit të kaluar. Voskopoja ka më shumë se 800 vende akomodimi në hoteleri, bujtina dhe shtëpi pritëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *