• Korça

“Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në Korçë fiton çmimin “Ekipi më i mirë 2023”

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj. Në këtë ceremoni shkolla 9-vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në qytetin e Korçës fitoi çmimin “Ekipi më i mirë i vitit 2023” për shkollat 9-vjeçare.

Nderimi që kjo shkollë morri nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është shpërblimi më i mirë i punës së bërë nga stafi i mësuesve për bashkëpunimin, vizionin dhe përkushtimin ndaj përmirësimit të cilësisë dhe performancës së shkollës.

Në këtë ceremoni janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare në të gjithë vendin. Edhe kësaj here shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dëshmoi se është një trashëgimtare e denjë e emrit dhe vlerave të shkollës së parë shqipe në qytetin e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *