Personat që trajtohen në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Korçë kanë marrë në këtë fundvit dhurata mjaft të vlefshme nga Klubi Rotary i Korçës. Ky klub ka në themel të aktivitetit të vet shërbimin ndaj shtresave në nevojë dhe pikërisht për këtë fakt vendosi që në këto festa të jetë pranë Qendrës Rezidenciale të Zhvillimit duke i dhuruar një televizor dhe një lavatriçe për të cilat kjo qendër kishte nevojë.
Në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit në Korçë trajtohen 37 persona prej moshës 20 vjeç e lart.