• Korça

Trafik i rënduar në Korçë/ Policia në gatishmëri me shërbim të përforcuar

Sektori i Policisë Rrugore në qarkun e Korçës ka marrë të gjitha masat për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve në akset kryesore rrugore si dhe ato turistike gjatë festave të fundvitit, kur prania e mjeteve është shumëfishuar.

Policia rrugore i bën apel përdoruesve të rrugës, drejtuesve të mjeteve dhe në veçanti këmbësorëve, biçiklistëve, e motoçiklistëve, të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit. Sipas shefit të policisë rrugore në Korçë nuk do të jetë si qëllim ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve por sigurisht që nuk do të tolerohen shkeljet që sjellin pasoja në trafik dhe pasoja për jetën e njerëzve.

Policia rrugore do të përballojë trafikun e rënduar të fundvitit me forcat e veta duke punuar me orë të zgjatura, ndërsa nuk pritet ardhja e ndonjë task force nga Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *