Në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, tek selia e Mitropolisë së Shenjtë janë mbajtur pritjet e urimit të rastit. Besimtarë të shumtë si dhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare kanë vizituar këtë seli për të uruar njëri-tjetrin për paqe, mirësi e dashuri.
Urimet e rastit janë përcjellë edhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme si Prefekturës, bashkisë Korçë, Këshillit të Qarkut, forcave politike etj,
Gjëja më e rëndësishme në lidhje me urimet e Krishtlindjeve është se ato vijnë nga zemra dhe kanë për qëllim të sjellin lumturi e gëzim për ata që i marrin ato.