• Korça

Aktivitet sensibilizues për PAK/ Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e këtyre personave dhe të drejtave të tyre

Promovimi i të drejtave, mirëqënies si dhe rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë ka qenë qëllimi i një aktiviteti sensibilizues me rastin e 3 dhjetorit që shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

Në qytetin e Korçës prej 3 vitesh është ngritur qendra komunitare për personat me aftësi të kufizuar ku ofrohen një sërë shërbimesh me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Aktiviteti i ditës së sotme u shoqërua nga një ekspozitë me punime dore të realizuara nga fëmijët ndërsa ishte ngritur edhe një kënd ku ata kishin mundësi të pikturonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *