Në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Korçës është miratuar dhënia e ndihmës ekonomike nga 6% e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën, dhe ndihma nga fondi i buxhetit vendor. Nga të gjitha familjet e pakualifikuara nga sistemi për muajin tetor përfitojnë familjet me nivel më të ulët ekonomik, me probleme sociale dhe shëndetësore, personat mbi moshë pune, personat e vetmuar, familjet me kryefamiljarë të ve ose të divorcuar me të paktën një fëmijë, si dhe familjet rome dhe egjiptiane.
Nga fondi i buxhetit vendor do përfitojnë ndihmë ekonomike 17 familje sipas kritereve specifike të miratuara. Këshilltarët kanë dhënë miratimin unanim për këtë pikë të rendit të ditës, ndërsa kanë diskutuar në vijim edhe pika të tjera të rendit të ditës.