Përkujtohet sot 79-vjetori i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kujtim të dëshmorëve që dhanë jetën për liri, u bënë homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve” në kodrat e qytetit të Korçës. Pranë monumentit janë vendosur kurora me lule nga përfaqësues të institicioneve qëndrore dhe lokale, deputetë të qarkut, prefektura, bashkia, këshilli i qarkut, Komiteti i Veteranëve të LANÇ-it, Organizata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të Luftës, përfaqësues të partive politike dhe të komuniteteve fetare etj. Në një ditë të rëndësishme si kjo janë përcjellë edhe mesazhe.
Ceremonia është shoqëruar me muzikë funebre interpretuar nga banda e qytetit, teksa të pranishmit pas ceremonisë zyrtare të vendosjes së kurorave me lule, sipas traditës kanë kryer një ecje përgjatë varrezave të dëshmorëve si dhe kanë vizituar edhe muzeun me fotot e të rënëve.