Më rastin e 28 nëntorit nxënës të shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli” kanë zhvilluar një vizitë në ambientet e një fasonerie në qytetin e Korçës, për të parë nga afër procesin e qëndisjes së flamurit shqiptar. Kësaj here jo në mënyrë artizanale ashtu si dikur qëndisnin nënat e gjyshet tona, por në mënyrë të kompjuterizuar. Fëmijët janë njohur me gjithë proceset që duhet të ndiqen për realizimin e një qëndisjeje përmes makinerive të specializuara.
Më pas nxënësit kanë zhvilluar një vizitë edhe në repartet e tjera të fasonerisë duke u njohur me punonjësit dhe me disa procese pune që zhvillohen aty. Fëmijët janë larguar me mbresa të veçanta nga kjo vizitë, e sigurisht duke marrë me vete si kujtim flamurin kuq e zi.