Qendra shëndetësore në fshatin Kamenicë së shpejti do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Në godinë nuk është ndërhyrë për vite me rradhë ndaj dhe kushtet për ofrimin e shërbimit nuk ishin optimale. Drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Korçë Mikel Llogori bën me dije se ky vjen si një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Stafi shëndetësor ndërkohë është vendosur në një tjetër ambjent në fshat ku do të vijojë të ofrohet shërbimi deri në pranverë kur parashikohet të ketë përfunduar rikonstruksioni i godinës së qendrës shëndetësore.