• Korça

Takimet për paketën fiskale 2024/ Vendoset një ditë pushim gjatë javës për bizneset

Një ditë pushim gjatë javës për bizneset. Ky është propozimi që është diskutuar gjatë një takimi të zhvilluar në Bashkinë e Korçës me përfaqësues të biznesit të madh dhe kryetarin e shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm në kuadër të takimeve që janë duke u zhvilluar për Paketën Fiskale 2024.

Në paketën fiskale të vitit të ardhshëm sipas Nastos, e vetmja që do të pësojë rritje është tarifa vendore gjelbërim, pastrim dhe ndriçim për biznesin, tarifë e cila pritet të rritet nga 10% deri në 20%.

Gjatë këtij takimi është diskutuar gjithashtu edhe për evidentimin e sfidave për të ardhmen. Paketa fiskale e bashkisë Korçë për vitin 2024 pritet të miratohet në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak Korçë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *