• Korça

Mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile. Programi i punës për administrimin e emergjencave civile dimërore

Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarkut, mbi programin e punës për administrimin e emergjencave civile dimërore për periudhen Nëntor 2023 – Mars 2024. Kjo mbledhje kishte për qëllim përcaktimin e masave dhe punën parapërgatitore në prag të sezonit të dimrit, për të menaxhuar sa më mirë emergjencat e shkaktuara në këtë stinë, që karakterizohet nga reshje dëbore.

Sipas Joles një eksperiencë e mirë është fituar në mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale dhe rrugëve turistike.

Koordinimi i punës mes institucione për përballimin e situatave emergjente, është vlerësuar edhe nga pjesmarrësit në këtë mbledhje.

Në mbyllje të këtij takimi Jole ka kërkuar zbatimin e programit të masave për përballimin e situatave emergjente gjatë periudhës dimërore dhe zbatimit rigoroz të të gjitha termave kontraktuale të miratuara nga bashkitë dhe institucionet shtetërore në nivel vendor e qëndror, me subjektet private që mirëmbajnë segmentet rrugore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *