• Korça

Prodhimi i mollës këtë vit/ Më pak sasi e ruajtur në frigoriferë si pasojë e dëmtimit të frutit nga breshëri

Sipas Specialistit të Sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Nevjon Telha mënyra më e mirë për të mbrojtur prodhimin është mbulimi i pemtoreve me rrjeta antibreshër.

Dëmtimet e pësuara në frutin e mollës kanë bërë që dhe sasia e grumbulluar në frigoriferë këtë vit, të jetë më e paktë.

Por nga ana tjetër ka edhe grumbullues për të cilët ky vit ka qenë favorizues dhe kanë arritur të sigurojnë sasinë e duhur sipas kapacitetit të frigoriferit të tyre. Dhimitri Cyfeku thotë se nuk kanë hasur vështirësi në sigurimin e frutave ndërsa i ruajnë ato me sistemin smart, çka bën që prodhimi të ruhet në kushte maksimale e për një kohë më të gjatë.

Qarku i Korçës prodhon rreth 80 mijë ton mollë në vit të cilat shiten kryesisht në tregun vendas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *