Këtë vit akademik është rritur interesi për programin profesional të studimit “Menaxhim veterinar”. Të rinjtë e shohin si një profesion me prespektivë për të ardhmen.
Tregu i punës ka kërkesa për këtë profesion sipas Kristi Moravës, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë tek Universiteti “Fan. S. Noli” në Korçë.
Morava shton se këta studentë, janë të përgatitur për t’u përballur me tregun e punës, pasi zhvillojnë dhe orë të konsiderueshme praktike profesionale.
Studentët që ndjekin këtë program 2-vjeçar kanë të drejtë që kreditet e fituara t’i transferojnë në programet e studimit të ciklit të parë bachelor.