Vitet e fundit në fushën e blegtorisë po ndjehet mungesa e zooteknikëve. Një profesion kaq i domosdoshëm në një prej sektorëve me peshë në Qarkun e Korçës. Kjo mungesë është reflektuar edhe në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, ku mbarështohen rreth 400 krerë bagëtish të imta si dhe rreth 20 krerë lopësh. Për drejtorin Sotiraq Jankulla e rëndësishme është që të rinjtë të kuptojnë se dhe sektori i blegtorisë është premtues dhe se mund të sigurojnë lehtësisht një vend pune në të.
Jankulla shton se tashmë blegtoria mund të marrë më shumë zhvillim falë implementimit të teknologjive të reja, sikurse janë dhe ato që kjo qendër ka përfituar falë një projekti francez.
Jankulla thotë se kanë pasur bashkëpunim me specialistë të blegtorisë nga Franca të cilët kanë përcjellë eksperiencën e tyre me blegtorët e Korçës duke bërë dhe trajnime të ndryshme për metodat dhe teknologjitë më të fundit të përdorura në kafshë.
Zoti Jankulla te uroj tana te mirat qe tju sherbeni blektoreve te Korces dhe tane blektoreve te Shqiperise se bashku me koleget e tjere te nderuar.Te falenderoj qe coni zanin per zooteknik.te cilet nuk jane vleresuar .