Sofokli Leka edhe pse në pension, nuk heq dorë nga profesioni i tij human. Mjeku 70-vjeçar vijon të shërbejë në të mirë të komunitetit.
Për 37 vite me rradhë mjeku Leka ka mbuluar me shërbim mjekësor bashkinë Pustec deri në daljen e tij në pension. Ndërsa sot ai ofron shërbimin në dy qendra shëndetësore, në Kreshpan dhe Pojan. Mjeku thotë se ndjenja humane ka bërë që ai të mos e braktisë punën e t’i përmbahet betimit të Hipokratit, ndërsa përcjell edhe një mesazh për të rinjtë.
Mjeku Sofokli Leka është i papëtuar për të ofruar dhe shërbimin në banesa ndërsa tashmë ndjehet i familjarizuar me banorët e këtyre fshatrave, të cilët e vlerësojnë për punën që ai bën çdo ditë.