• Korça

Korça, qyteti i turizmit gjithvjetor. Turistët gjermanë vlerësojnë mikpritjen dhe bukuritë natyrore

Korça mbetet e preferuar nga turistët e huaj në çdo stinë, duke bërë që turizmi të jetë i shtrirë përgjatë gjithë vitit. Të gjitha paketat turistike kanë të përfshirë në guidat e tyre qytetin juglindor dhe rrethinat e tij, të cilat kanë çfarë të ofrojnë jo vetëm me bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, por edhe me kulinarinë dhe mikpritjen e vendasve.

Katerina Volfard e cila shoqëron grupe turistësh nga Gjermania thotë se Korça është gjithnjë e përfshirë në guidat e saj turistike. Ajo ka pohuar faktin se këtë vit ka patur një fluks të lartë turistësh në Shqipëri, duke shprehur bindjen se po kështu pritet të jetë edhe në vazhdim.

Në vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm e në rritje të ekonomisë. Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik nga operatorë turistikë të ndryshëm dhe udhëzuesit ndërkombëtarë të udhëtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *