• Korça

Promovohet romani “Zambaku i Kanionit”, veprimtari letrare në kuadër të muajit të letërsisë

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të “Tetorit-Muajit të Letërsisë” dhe nismës “Kërkimi shkencor në letërsi” ka organizuar një veprimtari letrare për promovimin e romanit “Zambaku i kanionit” me autore Eralda Baze, aktiviste në përçimin e vlerave të kulturës dhe traditës shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Vetë autorja tregon për mesazhet e fuqishme që libri përcjell në pasqyrimin e realitetit shqiptar.

Dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Jonela Spaho në fjalën e saj vlerësoi romanin “Zambaku i Kanionit” së pari sepse vjen nga një zë femëror, gjë për të cilën lerësia shqipe sot ka shumë nevojë dhe për mesazhet e fuqishme që ai përcjell.

Gjatë kësaj veprimtarie, dekania Spaho, i dorëzoi “Certifikatën e Vlerësimit” autores Eralda Baze e cila me dy romanet e saj “Dielli më perëndon në lindje” dhe “Zambaku i Kanionit” përcjell vlera të mirëfillta letrare dhe krijon ura afrimi të lexuesve të rinj me letërsinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *