Ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave kundër gripit stinor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë. Në total janë 10 mijë e 300 doza të cilat po shpërndahen nëpër qendrat shëndetësore të qytetit dhe të fshatrave. Sipas mjekes epidemiologe Merita Kroi, vaksina është duke u aplikuar fillimisht tek personeli shëndetësor, për të vijuar më pas me grupet e rrezikuara.
Aplikimi i vaksinës sipas mjekes është mënyra më e mirë dhe hapi më i rëndësishëm për të parandaluar format e rënda të gripit.
Nga viti në vit vihet re një rritje e interesit të popullatës për kryerjen e vaksinës kundër gripit stinor.
Aktualisht mjekët e familjes janë duke bërë planifikimet për të gjitha kategoritë e riskut për të cilat rekomandohet aplikimi i kësaj vaksine.