• Korça

Program i ri studimi në Universitetin e Korçës. Ofron njohuri, aftësi dhe kompetenca për ushtrimin e profesionit të mësuesit

Për këtë vit të ri akademik universiteti “Fan Stiljan Noli” në Korçë ofron programin e studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike. Qëllimi i këtij programi të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është t’iu ofrojë studentëve njohuri, aftësi dhe kompetenca të nevojshme për ushtrimin e profesionit të mësuesit.

Sipas Pajos, në këtë fazë aplikimesh ka mjaft të interesuar për të ndjekur studimet në këtë program.

Programi i studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike organizohet me 35 kredite dhe me kohëzgajtje normale një semestër. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet certifikatë për formimin psiko-pedagogjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *