Në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë është zhvilluar Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme; sfida dhe perspektiva” e organizuar nga departamenti i Edukimit në bashkëpunim me departamentin e Shkencave të Edukimit, në Universitetin e Bolonjës.
Pjesë e kësaj konference kanë qënë edhe akademikë të universitetit të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, të cilët vlerësojnë këtë konferencë si mënyrën më të mirë për ndarjen e eksperiencave mes stafeve.
Ky është viti i tretë radhazi i organizimit të kësaj konference shkencore ndërkombëtare në fushën e fëmijërisë së hershme dhe foshnjërisë, duke synuar të kthehet në një traditë të përvitshme.