• Korça

Përkujtohet Thoma Turtulli, filantrop dhe personalitet i qytetit të Korçës

Ai ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi shqiptar, shembull që duhet ndjekur edhe sot nga kushdo. Thoma Turtulli ishte bamirësi që i dhuroi Korçës bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Për të përkujtuar këtë personalitet të qytetit, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane ka zhvilluar një aktivitet ku të pranishëm ishin intelektualë, pedagogë, përfaqësues të pushtetit vendor, kumuniteteve fetare, familjarë dhe qytetarë të Korçës. Për organizatoren dhe dekanen e këtij fakulteti, Thoma Turtulli ishte simbol i qytetarisë korçare, dashurisë dhe shpresës.

E pranishme në aktivitet ka qënë edhe mbesa e Thoma Turtullit, e cila mes emocionesh tregon se familjarët e saj dhe qytetarët e Korçës gjithmonë kanë kujtuar veprat e këtij bamirësi të madh.

Në fjalën e tyre përshëndetëse kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo dhe Prefekti i Qarkut, Nertil Jole kanë vlerësuar rolin e filantropit korçar.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe disa referime të stafit akademik të universitetit të Korçës, mbi jetën, veprimtarinë dhe rolin e filantropit Thoma Turtulli, si dhe një dokumentar kushtuar këtij bamirësi të madh.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *