Tre shkolla profesionale në Korçë bashkohen në një drejtori të vetme që do të ketë profilin e një shkolle teknike. Bëhet fjalë për shkollën mekanike, atë të ndërtimit dhe shkollën teknologji informimi dhe komunikimi. Kjo ka ardhur për shkak të reformës në sistemin e arsimit profesional.
Sipas drejtores së shkollës teknike profesionale Anxhela Taho, reforma synon të rrisë cilësinë e arsimit profesional, duke konsideruar kërkesat e tregut dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Taho shton më tej se bashkimi i tre shkollave në Korçë nuk ka ardhur për shkak të uljes së numrit të nxënësve.
Gjithashtu edhe dy shkollat e tjera profesionale, ajo e agrobiznesit dhe shkolla tenike-ekonomike janë bashkuar. Reformimi i arsimit profesional përveç qarkut të Korçës po zbatohet edhe në qarqet e Elbasanit dhe Durrësit, ndërkohë që do të vijojë në të gjithë vendin.