• Korça

Dita botërore e turizmit/ ADZM organizon një takim me qëllim promovimin e zonave të mbrojtura

Vitet e fundit turizmi në vendin tonë ka marrë një hov të madh. Për të rritur numrit e turistëve, kryesisht ata të huaj nevojitet diversifikimi i ofertës turistike si dhe shtimi i guidave në zonat e mbrojtura, duke ditur që trendi i turizmit për vitin 2023 dhe 2024 është ekoturizmi. Për këtë qëllim Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Korçë ka zhvilluar një takim me pedagogë të universitetit të Korçës dhe specialistë të turizmit në bashkitë e qarkut, me qëllim promovimin e zonave të mbrojtura dhe jo vetëm.

Për specilistin Gani Bego, shtimi i guidave turistike në zonat e mbrojtura, shihet si një mundësi për zhvillimin më tej të turizmit dhe të ekonomisë lokale.

Ky takim u zhvillua në kuadër të 27 shtatorit, ditës botërore të turizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *