Reshjet intensive të shiut dhe breshëri kanë ndikuar edhe në sektorin e bujqësisë. Burime pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor bëjnë me dije se grupet e punës janë në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara. Sa i takon pemtarisë, sipas Specialistit të Sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Nevjon Telha dëmtime pritet të ketë tek pemtoret intensive me mollë nga ana tjetër ai këshillon fermerët që të nisin menjëherë vjeljen intensive të prodhimit.
Telha na tregon se cilat prodhime janë më të përshtatshmet për t’u vjelë në këtë periudhë të vitit.
Në qarkun e Korçës pemtaria është një nga sektorët kryesorë të bujqësisë. Në këtë qark prodhohen rreth 120.000 ton mollë në vit, sasi e cila shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.