Unifikimi i standardeve profesionale të medias publike, ka qënë fokusi i një trajnimi dyditor zhvilluar nga Akademia e Trajnimeve në RTSH me gazetarë, operatorë, teknikë e montazhierë të Qendrës Vendore Audiovizive Korçë. Trajnimi u përqëndruar tek përgatitja e kronikave informative, reportazhi dhe lidhjet direkte, duke bërë të mundur shkëmbimin e ekperiencave, jo vetëm përmes diskutimeve por edhe punës së bërë në terren, me qëllim rritjen profesionale të stafit.
Më tej Metaj shton se prioriteti i Akademisë së RTSH-së është përgatitja e stafeve lokale për t’u përballur me sfidat e kohës, duke përmbushur misionin e një media publike si Radio Televizioni Shqiptar.
Korça ishte ndalesa e fundit e këtij turi trajnimesh që Akademia ka zhvilluar në katër Qendrat Vendore Audiovizive, pjesë e rrjetit të transmetuesit publik RTSH.