• Korça

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Myftiu i Korçës: Detyra jonë, të sensibilizojmë qytetarët si do të përgjigjen

Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka dhënë një prononcim për mediat në lidhje me censin e popullsisë dhe banesave, me qëllim sensibilizimin e gjithë besimtarëve për mënyrën sesi duhet të përgjigjen për përkatësinë fetare. Nisur nga shqetësimet e besimtarëve nga censusi i vitit 2011, Cikalleshi është shprehur se mënyra se si janë formuluar pyetjet ka krijuar paqartësi për qytetarët. Për këtë arsye ai u ka bërë thirrje besimtarëve që të tregohen të kujdesshëm në momentin që përgjigjen në anketë për përkatësinë fetare.

Më herët Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apeloi besimtarët myslimanë që ta vlerësojnë maksimalisht këtë proces, duke u kërkuar që të deklarojnë me krenari besimin e tyre, si dhe të sigurohen që anketuesi ta hedhë saktë atë në pajisjen elektronike, ashtu siç ata e deklarojnë. Censi i popullsisë dhe banesave, ka nisur të hënën e 18 shtatorit e do të vijojë për 6 javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *