• Korça

Cens 2023/ Komunitet fetare apelojnë: Deklaroni përkatësinë fetare

Sot nis procesi “Cens 2023” në të gjithë Shqipërinë, nga i cili për gjashtë javë do të kryhet regjistrimi i popullisë dhe i banesave. Nisur nga kjo, tre komunitete fetare, krishterë myslimanë dhe katolikë, u kanë bërë thirrje besimtarëve të tyre që të jenë të kujdesshëm në momentin që përgjigjen në anketë për përkatësinë fetare. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apeloi besimtarët myslimanë që ta vlerësojnë maksimalisht këtë proces. “Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: ‘Mysliman’,” thuhet në apelin e KMSH-së. Komuniteti u kërkoi besimtarëve që të deklarojnë me krenari besimin e tyre, si dhe të sigurohen që regjistruesi ta hedhë saktë atë në tabelën elektronike, ashtu siç ata e deklarojnë.

“Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit,” përfundon njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, u bëri thirrje besimtarëve të saj t’i japin rëndësinë e duhur pjesës së përkatësisë fetare te Censi 2023. “Në këtë proces të rëndësishëm do të regjitrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: ‘i/e krishterë Ortodoks’,” thuhet në njoftimin për shtyp të Kishës Ortodokse, duke kërkuar nga besimtarët e saj të kontrollojnë dhe të sigurohen që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare të jetë hedhur saktë më aparatin elektronik nga anketuesi, sipas asaj që kanë deklaruar.

Edhe Kisha Katolike përmes Arqipeshkëvit të Shkodrës, Imzot Anxhelo Masafra ka kërkuar nga besimtarët që të përfshihen në këtë proces. “Pa dashur që të cenojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtet se i përkasin këtij besimi të përgjigjen “Po” në formular si i krishterë – katolik.” thuhet në këtë komunikim zyrtar.

2 komente

  1. Agim

    Nuk ekzistojne dy fe myslimane

  2. Renato

    Ky cens ka nje rendesi te madhe sepse. pyetja per besimin nuk aplikohet ne emer te komunitetit

    fetar si ne vitin 2011 por ne censin 2023 pyetja eshte : ciles fe dhe besim i perkisni. Ne pyetjen

    per fene eliminohen sektet fetare qofshin myslimane ose sektet e krishtera. Perfaqesuesit e

    Kryegjyshates Boterore qe perfaqesojne sekt mysliman me pyetjen ciles fe i perkisni rrezikojne

    te mos pergjigjen se nuk perfaqesojne zyrtarisht fe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *