• Korça

Zanati i punës tradicionale, tradita Voskopojare përcillet ndër breza

Jorgjia Zguri është një ndër artizanet më të vjetra në fshatin Voskopojë, e cila edhe sot, vijon të bëjë punime tradicionale në tezgjah si dhe punime me shtiza e grep. 73 vjeçarja thotë se ka mësuar të punojë në vegël që në moshën 12 vjeçare dhe është një traditë të cilët po e përcjellin brez pas brezi në familjen e tyre.

Artizanja na rrëfen se këtë traditë po përpiqet tua përcjellë edhe vajzave më të vogla të fshatit.

Familja Zguri ka disa artizane që vijojnë të bëjnë punime të tilla. Edhe Dhimitra thotë se këto punime nuk duhet të humbasin me kohën ndërsa shton se interesi në ditët e sotme, për punimet me dorë, është edhe më i madh.

Kjo familje së fundmi po zhvillon edhe një projekt “Së bashku zhvillojmë traditën Voskopojare” të mbështetur nga Ministria e Kulturës që konsiston në zhvillimin e mësimit të këtij profesioni.

Zejtaria e hapur në qendër të fshatit turistik të Voskopojës ka ngjallur interes edhe nga vizitorët që ndalen në këtë fshat.

Në këtë zejtari ka një sërë punimesh të realizuata si qilimat, çantat e dorës, zbukurime shtëpie, veshje të ndryshme, etj ndërsa është e hapur edhe për turistët si një mundësi për të njohur kulturën e popullit shqiptar dh këtë trashëgimi të vyer që mbart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *