Zv rektori i universitetit Fan Noli të Korçës Artur Adili ka bërë me dije se të 105 kuotat në programet e studimit infermier i përgjithshëm dhe mami janë plotësuar që në fazën e parë, ndërkohë që kërkesat kanë qenë shumë herë më të mëdha. Sipas tij ajo që është me kryesorja, pjese e këtyre programeve që në fazën e parë të aplikimeve janë bërë maturantë me mesatare shumë të lartë.
Sipas Adilit asnjë nga programet e studimit të universitetit të Korçës nuk rrezikon në këtë vit akademik. Universiteti Fan Noli pritet të ketë me tepër se 3000 studentë të cilët do të studiojne në 52 programe studimi.