Në rajonin e Korçës janë të kartelizuar më shumë se 3600 persona me probleme kronike të shëndetit mendor, ndërsa ka edhe të tjerë që konsiderohen raste akute apo raste që paraqiten çdo ditë pranë mjekëve psikiatër. Drejtorja e Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, Nikolina Bode tregon se rastet me probleme të shëndetit mendor janë në rritje nga viti në vit, ndërsa rendit edhe një sërë arsyesh që ndikojnë në rritjen e këtyre rasteve.
Personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor mund të bëhet edhe agresivë dhe të shfaqin sjellje të dhunshme. Sipas mjekes psikiatre një gjë e tillë ndodh jo vetëm si pasojë e vetë tipareve të personalitetit, por edhe si pasojë e faktorëve ekonomikë e socialë.
Nëse të gjitha instancat që merren me personat me probleme të shëndetit mendor nuk bashkëpunojnë mes tyre, terapia për këta persona mund të dështojë duke sjellë kështu edhe raste të dhunës në familje, të cilat mund të jenë edhe mjaft të rënda.
Një vit më parë në rajonin e Korçës kanë qenë të kartelizuar rreth 3500 persona.