Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit. Bashkëpunonin për të transportuar me 3 automjete, 21 emigrantë, kundrejt pagesave 300-1000 euro, arrestohen 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë. Sekuestrohen 3 automjetet, një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë. Në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. K., 28 vjeç banues në Tiranë i cili transportonte me një automjet tip “BMË X5”, 7 emigrantë. Gjithashtu, shërbimet konstatuan se dhe shtetasit R. S. 36 vjeç, banues në Belorta dhe N. T. 41 vjeç banues në Tiranë transportonin me një automjet “Tuareg”, që lëvizte pas automjetit të shtetasit E. K., 14 emigrantë. Sapo janë sinjalizuar për të ndaluar automjetin, të dy këta shtetas e kanë braktisur atë dhe janë larguar me vrap. Vijon puna për kapjen e tyre. Në vijim të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga edhe shtetasi F. Dh., 34 vjeç, banues në Tiranë i cili u konstatua teksa qarkullonte me një automjet tip “Volvo”, përpara 2 automjeteve të tjera, për të mbikëqyrur rrugën, me qëllim shmangien e patrullave të Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
- Korça
Emigrantët e paligjshëm/ Transportonin 21 emigrantë, arrestohen 2 shtetas, në kërkim 2 të tjerë
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça