41 emigrantë kanë humbur jetën gjatë mbytjes së një anije në ishullin italian të Lampedusa, raportojnë mediat lokale vendase. Një grup prej katër personash që mbijetuan, treguan se ishin në një varkë që ishte nisur nga Sfax në Tunizi, e cila ishte fundosur rrugës për në Itali.
Katër të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, arritën në Lampedusa të mërkurën. Më shumë se 1800 njerëz kanë humbur jetën gjatë vitit 2023 në tentativë për të kaluar nga Afrika e Veriut në Evropë.
Autoritetet tuniziane thonë se Sfax, një qytet port, 130 km larg nga Lampedusa, është një portë e njohur për emigrantët që kërkojnë siguri dhe një jetë më të mirë në Evropë. Ditët e fundit, anijet italiane të patrullimit dhe grupet e bamirësisë kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë që kanë mbërritur në Lampeduza.
Lini një Përgjigje