• Korça

Parashikimi i motit nga SHMU, pritet që temperaturat të pësojnë rënie në të dyja vlerat

Edhe këtë javë vendi ynë ka përjetuar disa ditë përvëluese por njëkohësisht nga mesi i javës do të vijnë dhe ditët e shumëpritura me rënie temperaturash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e Hënë dhe e Martë kanë qënë ditë me diell në të gjithë territorin si dhe me temperatura tepër të larta kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, duke shënuar kështu ditët e fundit e valës të së nxehtit në vendin tonë. Më pas duke nisur nga dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte mbi territorin e vendit tonë pritet depërtimi i një qëndre të presionit të ulët me origjinë veriore. Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intenistet të ulët. Reshjet do të jenë të izoluara kryesisht në relievet malore.  

Po sipas të njëjtave burime, për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës. Duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në qytetin e Korçës e Mërkura do të shënojë temperaturën minimale 19 gradë celsius, teksa maksimalja do të kapë vlerën 34 gradë, duke pësuar rënie, krahasuar me 37 gradë celsius që ishte një ditë më parë. Ndërkohë që dita e Enjte do të shënojë këto vlera 16 grade celsius temperatura minimale dhe maksimalja 29 gradë.

Dita e Premte do të shoqërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaft të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës. Sa i përket qytetit të Korçës, ditën e Premte temperaturat do të pësojnë rënie në të dyja vlerat, temperatura minimale parashikohet 15 gradë celsius dhe 30 gradë temperatura maksimale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *