Me rastin e 25-vjetorit të fronëzimit të hirësisë së tij Joan Pelushit në krye të Mitropolisë së Korçës, tek selia e Mitropolisë së Shenjtë janë mbajtur pritjet e urimit të rastit. Besimtarë të shumtë si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme si Prefekturës, bashkisë Korçë, Këshillit të Qarkut besimeve fetare, Universitetit ‘Fan S.Noli”, RTSH Korçës, etj, kanë uruar Hirësinë e tij për rrugëtimin 25 vjeçar në krye të Mitropolisë së Korçës, në misionin e tij fisnik e të shenjtë në shërbim të kishës dhe besimtarëve.
Mitropoliti i Korçës imzot Joan Pelushi është një klerik i lartë i përkushtuar dhe një intelektual i spikatur dhe euridit, me kontribute jo vetëm në misionin e tij të rëndësishëm shpirtëror por edhe atë shkencor e kulturor të forcimit të bashkëjetesës dhe vlerave njerëzore.