• Raportime

Masat për parandalimin e zjarreve, Peleshi takim me prefektët e kryetarët e bashkive

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thirri në një takim Prefektët, kryetarët e bashkive si dhe drejtues të strukturave operacionale të mbrojtjes civile për të diskutuar në lidhje me masat për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit të verës. Në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji, Ministri Peleshi kërkoi koordinim më të mirë të punës për përballimin e emergjencave në nivel vendor. Z.Peleshi tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë kapacitete operacionale në dispozicion dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë sa herë që nevojitet, por emergjencat si zjarret duhen sinjalizuar dhe ndalur që në fazën fillestare për të shmangur kalimin në përmasa më të mëdha.

Sipas tij, që prej një viti Shqipëria ka edhe mbështetje shumë të madhe nga anëtarësimi me të drejta të plota në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

Sipas këtyre të dhënave satelitore, Ministri Peleshi tha se janë evidentuar 125 vatra zjarrit në muajt qershor-korrik, vatra të cilat janë menaxhuar shumë mirë nga njëistë vendore. Duke folur për situatën aktuale në dy vatrat aktive, në pyllin e fshatit Peshatn në Fier dhe fushën e mbetjeve në Vlorë, z.Peleshi u shpreh:

Z.Peleshi vlerësoi punën e bërë vitet e fundit sa i përket monitorimit, vëzhgimit dhe reagimit ndaj emergjencave, por shtoi se ka disa bashki apo rajone, kur kjo nuk funksionon. Ai kërkoi gjithashtu nga drejtuesit vendorë të kenë gati edhe planet e evakuimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *