• Korça

Prodhimi i dokumenteve biometrike/ 26 korriku afati i fundit i aplikimit, përfundon koncensioni i kompanisë Aleat

26 korriku është afati i fundit për t’u pajisur me dokumenta biometrikë. Kjo pasi koncesioni i prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave, që i është dhënë që prej vitit 2008 kompanisë Aleat përfundon dhe prej datës 1 gusht e në vijim, shërbimi do të vijojë të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria publike “Identitek”. Brenda këtij afati, nga data 26 korrik deri në 1 gusht, shërbimi nuk do të mund të ofrohet. Njoftimi vjen nga Ministria e Brendshme dhe Aleat sipas të cilit bëhet me dije se afati i fundit i aplikimit për t’u pajisur me këto dokumenta është data 26 korrik. Burime pranë sporteleve të kompanisë Aleat të ndodhura në bashkinë e Korçës, bëjnë me dije se qytetarët të cilët kanë kuponët me logo Aleat, kanë vlefshmëri deri në këtë datë ndërsa zyrat e shpërndarjes Aleat në rajonet e policisë janë të hapura vetëm për tërheqje të pasaportës deri në datën 28 korrik. Po të njejtat burime bëjnë me dije se janë muajt e verës, kur ka më tepër kërkesa për tu pajisur me dokumenta biometrikë, kjo për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve në atdhe

Sa i takon shërbimit të ofruar deri më tani nga kompania Aleat, qytetarët shprehen të kënaqur.

Vlera e kuponave për kartë identiteti është 1500 lekë, ato për pasaportë bimetrioke kanë një vlerë prej 7500 lekësh ndërkohë që kuponat ekspres me anë të së cilëve pasaporta biometrike mund të merret brenda 3 ditëve, kushtojnë 18000 lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *