• Korça

Ndikimi i kushteve klimatike në bujqësi. Fermerët këshillohen të shtojnë ujitjen e kulturave bujqësore

Fenomenet ekstreme klimatike siç janë së fundmi temperaturat e larta, po ndikojnë negativisht në sektorin e bujqësisë. Kulturat më të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve, janë ato që mbillen gjatë pranverës dhe kultivohen kryesisht gjatë verës. Ndër to janë perimet, por pa përjashtuar edhe frutat dhe bimët e tjera të arrave si misri, apo bimë të tjera që përdorin sasi të mëdha uji për t’u zhvilluar. Ndaj në kushte të rritjes së temperaturave, shfaqet rreziku i thatësirës në tokë, ndaj këshillohen fermerët që të tregojnë kujdes me ujitjen e kulturave bujqësore, duke zgjedhur dhe oraret e përshtatshme se kur duhet kryer ky proces.

Ndër masat që mund të merren për të zbutur ndryshimet klimatike është përdorimi i kulturave apo varieteteve dhe hibrideve që janë më të qëndrueshëm si ndaj temperaturave të larta, ashtu edhe ndaj thatësirës. Këto mund të zëvendësojnë kulturat apo varietete që janë më të ndjeshme ndaj mungesës së lagështirës apo temperaturave shumë të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *