• Korça

“Nata e dymbëdhjetë” premierë në Korçë. Rikthehet pas 60 vitesh në teatrin “Andon Z.Çajupi”, komedia e famshme e Shekspirit

“Nata e dymbëdhjetë” e cilësuar si një nga veprat më të mira të Shekspirit, u ngjit këtë fundjavë në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Kjo komedi rikthehet në Korçë mbas gati 60 vitesh ndërsa këtë herë vjen me regji të regjisorit të mirënjohur grek Dhimitris Milonas i cili vjen në bashkëpunimin e parë me teatrin e Korçës.

Kjo vepër është ndërtuar mbi një mori skenash ndërsa mesazhi që përcillet përmes historisë së trajtuar, është se kurrë nuk duhet ta humbasin shpresën, pavarësisht ngjarjeve me të cilat duhet të përballemi në jetë. Me një kastë aktorësh të përzgjedhur me kujdes, me të ftuar speciale aktoren e madhe shqiptare Luiza Xhuvani, mesazhi i kësaj shfaqje u përcoll në mënyrë profesionale.

E veçanta e kësaj premiere ishte salla e mbushur plot e përplot nga publiku artdashës korçar, që diti të vlerësojë lojën e aktorëve duke i shoqëruar gjatë gjithë interpretimit me duartrokitje të shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *