• Korça

Spiro Katundi si “dramaturg”. Artisti vjen me tre krijime të reja në fushën e aktrimit

Brenda shpirtit të një prej klerikëve më aktivë të Mitropolisë së Korçës, ikonomit At Spiro Katundi jeton edhe artisti. Ai ka zhveshur së fundmi petkun e shërbëtorit të Perëndisë për t’u përqëndruar në një tjetër fushë të artit, jo në muzikë këtë herë. Ai sjell 3 vepra në gjininë e dramës. Që fëmijë, në vitin 1967 Katundi u aktivizua si aktor në Teatrin e kukullave të qytetit deri në vitin 1975 dhe sot kthehet të ecë në ato gjurmë

Për vite me rradhë, Katundi është aktivizuar si këngëtar pranë Estradës profesioniste Korçë. Ai ka marrë pjesë në 7 Festivale të këngës në RTSH  ndërsa tepër të rëndësishme për të janë dhe kompozimet me këngë në Festivalin e fëmijëve në qytetin e Korçës. Ndaj ai smund ti linte jashtë vëmendjes fëmijet edhe në krijimet e reja

Ndërkohë Katundi bën me dije se një kompozim i ri vjen së shpejti

Gjatë gjithë këtyre viteve si klerik, ai nuk është ndarë nga arti e muzika. Në vitin 2000 dhe 2008 botoi dy libra me Himne, troparë dhe këngë Krishtlindje, përshtatje në shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *