U luajt sot në Pogradec miqësorja mes dy ekipeve shqiptare, Partizani si kampion i Shqipërisë dhe Struga Trim Lum si kampione e Maqedonisë së Veriut. Të kuqtë e Partizanit kanë fituar 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendosi goli i Mensah. Të dyja skuadrat po vijojnë prej ditesh në qytetin e Pogradecit përgatitjet për eleminatoret e Champions League.
Ndeshjen e rradhës Struga e luan ne datën 05 korrik kundër nënkampionëve të Shqipërisë, KF Tiranës. Edhe kjo ndeshje luhet në Pogradec.
Lini një Përgjigje